Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: Vuçiqi po e kërkon ndarjen e veriut, sa isha në negociata ua përmendja Mollën e Kuqe

Gazeta10
07 November 2022 - 13:01

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke krijuar skenare me situatën e fundit në vend, pas largimit të serbëve nga institucionet kosovare, raporton Gazeta10.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të punojnë bashkë karshi Vuçiqit.

“Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenare të ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe në dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore për shtate vite nuk e lejova asnjëherë, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’”.

“Këto tensione që po zhvillohen kanë për prapavijë ‘veriun’. Nuk është e rastësishme që Vuçiq sot i bëri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s të ndërhyjnë në veri për ta qetësuar situatën. Prandaj, Qeveria e Kosovës, por edhe gjithë spektri politik, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore dhe kombëtare për të mos lejuar skenare që mund të destabilizojnë situatën dhe të qojnë ujë në mullirin e Vuçiqit!”, ka thënë Tahiri./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.