Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri: VV-ja në panik nga kushtetutshmëria, le ta braktisë korrupsionin

Gazeta10
19 December 2023 - 15:28

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka reaguar Vetëvendosjes pasi sipas tyre “opozita s’po ka alternativë të mirëfilltë dhe po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese për të kapur shtetin dhe të fuqishmit e ekonomisë dhe privatizimit”.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se VV pas dështimit këto tri vite qeverisje tani paska filluar të mbajë ligjërata se si bëhet opozita, pasi siç thotë ai atyre nuk ju pëlqen opozita me rrugë institucionale, pasi ata kanë bërë opozitë me tym e flakë, gurë dhe gaz.

Sipas tij, VV frikësohet nga kushtetuetshmëria prandaj dhe janë në panik.

“Vetëvendosja, pasi ka dështuar në qeverisje në këto tri vjet, paska filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita. Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqeka opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”, ka shkruar Tahiri.

Shefi i GP të PDK-së tutje ka thënë se VV duhet të braktis rrugën e qeverisjes korruptive dhe kjo sipas tij po vërehet me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve.

“Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t’i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre”, ka shkruar ai.

Ditën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje përmes postimi në faqen zyrtare në Facebook i kanë reaguar opozitës lidhur me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, e që sipas tyre s’po kanë alternativë tjetër.

Në reagimin e tyre, VV tha se në mungsë të kritikës së mirëfilltë ndaj propozimeve të tyre, opozita po vazhdon të dërgojë ligje në Kushtetuese, e sipas tyre kjo është përpjekje e “Klubit të Stërvjetëruar Politik” për të ruajtur grupet e interesit që të ruhet pasuria e tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.