Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Takimet e natës” – Çollaku: Sonte Qeveria e merr draftin për Asociacionin

Gazeta10
05 June 2023 - 21:48

Sipas Adrian Çollakut, dy emisarët e SHBA-së e BE-së, Escobar e Lajçak në takimin e sontëm me kryeministrin Kurti, i kanë sjell këtij të fundit draft-statutin për Asociacionin.

Çollaku e quajti “takim të natës”, takimin e sontëm derisa u shpreh i sigurtë se do të ndodhë një gjë e tillë.

Ai në Politiko theksoi se Escobar e Lajçak, përveç draft-statutit do të diskutojnë edhe detaje tjera të negociimit të tij, transmeton Gazeta10.

“Këta zotërit që kanë ardh sonte këtu, kur u kanë VV-ja në opozitë thojshin takimet e natës. Kjameti u bojke. Tash këta po i majnë natën. Nuk është problem. Në takimin e natës këta tash e marrin draftin e statutit të Asociacionit. Jam shumë i sigurtë. Pse kush i ka pru këto deri tash, SHBA-ja e BE-ja. Ata kanë ardh me draft e me detaje të negociimit. Krejt filmat e Albinit e Vuçiqit janë me mshel ni sen, këtë temë. Është çështje kohe, a është dy javë a tri javë.”, tha Çollaku në Politiko.

Para një ore ka nisur të mbahet takimit i kryeministrit Kurti me dyshën euro-amerikane, Escobar e Lajçak.

Ai pritet të zgjasë për dy orës, derisa është paralajmëruar edhe një konferencë për media./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.