
Kryeministri Albin Kurti duket se ka nisur fluturimin për në takimin e rëndësishëm që pritet ta ketë nesër në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ai është parë në fluturimin Prishtinë-Vjenë që është nisur në këto momente.
Bashkë me të ishte edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi, këshilltari kinezo-amerikan Tienmu Ma, ambasadori në Bruksel Agron Bajrami dhe zëdhënësi Përparim Kryeziu
Takimi i 2 majit do të jetë i nivelit të lartë dhe ku pritet të shpaloset edhe draft-statuti i ri i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përgatitur nga Ekipi Menaxhues.
Më 18 prill ministri Elbert Krasniqi i kishte dërguar një ftesë anëtarëve të këtij ekipi, por nuk kishte marrë përgjigje.
