Lajme

Takimi i ministrave në Gjermani, Gërvalla: Do të paraqes qëndrimet e Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 17:37

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në takimin e thirrur nga homologia e saj gjermane, Annalena Baerbock.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se aty pjesëmarrës janë edhe ministrat e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë takim, do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.