Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi me Kurtin, Lajçak: Biseduam për progresin vendimtar në dialog

Gazeta10
22 October 2022 - 21:55

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e tij të sotshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë diskutuar për progresin vendimtar në dialog, raporton Gazeta10.

Ai vizitën e tij e ka cilësuar si të rregullt teksa ka thënë se diskutimet kanë qenë të dobishme.

Më tej, Lajçak, ka thënë se ai ndër të tjera ka biseduar me Kurtin rreth afrimit të afatit për riregjistrimin e targave, si dhe zhvillimet e fundit në energji.

Këtu keni statusin e plotë:

 “Në vizitën time të rregullt në Kosovë, jam takuar me kryeministrin Albin Kurti  për të vazhduar diskutimet tona shumë të dobishme për progresin vendimtar në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, afrimin e afatit të 31 tetorit për riregjistrimin e targave dhe zhvillimet e fundit në fushën e energjisë”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.