Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi me Whitaker, Haxhiu: Mbështetja e ShBA-së jetike për Kosovën

Gazeta10
21 April 2026 - 20:00

 

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Gjatë këtij takimi, Haxhiu dhe Whitaker diskutuan për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë në sigurinë në rajon dhe sfidat me të cilat përballen vendet aleate. Në qendër të bisedës ishte edhe rëndësia e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar stabilitet dhe paqe të qëndrueshme.

Haxhiu shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke e cilësuar këtë partneritet si thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

Ajo gjithashtu vlerësoi angazhimin e Ambasadorit Whitaker në forcimin e marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe rolin e tij në avancimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe sigurisë rajonale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.