
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë, Ilir Seferi ka thënë se Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
Seferi ka thënë se tashmë është koha e Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Kurtin.
“Secili parti ose lider e ka kohën e vet. Ne kishim kohën e Hashim Thaçit, Ibrahim Rugovës, ndërsa tash mund ta themi që është koha e Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Ilir Kërçelit, njerëzit të cilin prioritet e kanë zhvillimin e vendit”, ka thënë ai.
Seferi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje pret t’i marrë 75-80% në zgjedhjet e shkurtit. /Gazeta10/