Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tashmë edhe zyrtarisht, Bayer Leverkuseni është kampion i Gjermanisë

Gazeta10
14 April 2024 - 19:25

Granit Xhaka është shpallur kampion me Bayern Leverkusen, pas fitores në shtëpi ndaj Bremen, duke shkruar historinë me klubin gjerman.

Skuadra e Alonsos nga fillimi i kampionatit e deri më tani, nuk ka njohur fjalën humbje në elitën e futbollit gjerman.

Në fillim, mendohej se vendimi i Granit Xhakës për të kaluar nga Premier League në Gjermani ishte një gabim, por kështu nuk ndodhi, pasi që mesfushori ka arritur të jetë një nga lojtarët kryesor të këtij suksesi historik.

Në javën e 29-të, me 79-të pikë, Leverkusen shpallet kampion në Bundesliga, duke i rrëmbyer titullin Bayer Munich pas një dekade dominimi nga bavarezët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.