
Avokati Taulant Hodaj, në Politiko komentoi pritjet e larta që kanë shoqëruar angazhimin e Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke theksuar se këto pritje kanë qenë reale dhe të ndikuara edhe nga prania e saj e fortë në rrjetet sociale.
Sipas Hodajt, Osmani ka pasur një numër të madh ndjekësish dhe paraqitjet e saj mediale kanë prodhuar efekt të dukshëm në opinionin publik. Ai vlerëson se për LDK-në ka qenë pozitive përfshirja e saj, duke pasur parasysh gjendjen jo të favorshme në të cilën ndodhej partia.
“LDK ka qenë në një pozicion jashtëzakonisht të keq, pa risi dhe me pritje që situata vetëm të përkeqësohej. Me Vjosa Osmanin pritet të ketë një prerje dhe një përpjekje serioze për rritje maksimale”, ka deklaruar Hodaj.
Ai shton se ndikimi i Osmanit mund të shërbejë si pikë kthese për partinë, duke krijuar mundësi për rikthim dhe konsolidim në skenën politike.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/AZoeerIJn1Y