
Jeta shpeshherë ka ule e ngritje, e këto sfida shpeshherë i kanë prekur edhe aristët e mëdhenj, kudo në botë, në fushën e karrierës.
Me sfida të tilla janë përballur edhe artistët shqiptarë, disa prej të cilëve nuk janë vërejtur, për shkak se nuk kanë marrë vëmendje, e disa tjerë kanë ditur ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë, për interese, çfarëdo qofshin ato.
Nëpër një sfidë në karrierë kohëve të fundit ka kaluar edhe reperja Tayna.
Që nga përfundimi i vitit 2023, ajo nuk u pa me ndonjë projekt muzikor, duke nisur kështu aludime të ndryshme rreth ”fatit artistik” të saj.
Nga ana tjetër, ishte edhe mungesa që vërehej te ndjekësit, të cilët ishin mësuar ta shihin reperen më aktive më këngë të bukura, siç ajo di t’i sjell.
Në mesin e aludimeve, ishte edhe prishja e raporteve të saj dhe ish-menaxherit Rinor Hykollit.
Më pas, nuk kanë munguar as lajmet e ndryshe, reagimet mes dysheve, që shprehinin pakënaqësit rreth raportit të tyre profesional.
Sido që të jetë, e bukura në këtë mes, ishte mosndalja e reperes.
Tayna u rikthye fuqishëm me një këngë të re, ‘Si ai’ e cila kishte fatin e këngëtares, sa i përket sfidës, pasi, u bllokua e u lëshua përsëri për ndjekësit.
Me gjithë pengesat, ishte forca e brendshme e reperes që e çoi në ujëra tjera, ndoshta, më të thella e të rrezikshme në kuptimin metaforik, por, që dalja në breg pastaj jep fuqinë e ngritjes në këmbë, për të vazhduar para, më fortë se kurrë, më e sigurtë se kurrë.
Tayna në këtë rast u bë edhe inspirim për femrat që duan suksesin, pavarësisht të gjithave, mos të dorëzohen kurrë.
Ky ishte mesazhi që u përçua, në gjithë historinë e saj.
Tayna, ashtu siç dihet, ishte sinonim i një ëndrre të madhe, që u bë realitet nga puna, që hasi në vështirësi, siç jeta sjell çdoherë, por, që nuk u dorëzua.
U ngrit, për t’u mos u shkelur, për të vazhduar…