Vazhdon të jetë ende e paqartë e ardhmja e mbrojtësit të majtë kanadez Alphosno Davies.
Ylli kanadez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe shumë top klube duan transferimin e tij me parametra zero.
Por te Bayern Munich duket të jenë optimist se Alphonso Davies mund të nënshkruajë një kontratë të re dhe të qëndrojë me ta për një kohë të gjatë.
Drejtori sportiv i bavarezëve Max Ebert pohoi: “Ka mundësi që ai të rinovojë”, pas fitores së tyre 3-0 ndaj Union Berlin.
Kjo vjen pasi kanë qarkulluar spekulime se Davies po kërkon qëllimisht një pagë jashtëzakonisht të lartë nga Bayerni për të mos nënshkruar kontratë të re me ta.
Real Madridi mbetet i etur për nënshkrimin e tij si agjent i lirë verën e ardhshme për të forcuar pozicionin e tyre të mbrojtësit të majtë.