Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të drejta të barabarta me serbët e Kosovës

Gazeta10
18 September 2022 - 19:24

Raporti Gresa Bardhecaj/Kanal10

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë ripërsëritur kërkesën që në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe çështja e tyre. Ata po kërkojnë të drejta të barabarta siç pritet të bëhen për serbët në Kosovë. Ndërkohë, njohësit e politikës vlerësojnë se dialogu kanë thënë se vendi nuk pritet të shkoj në zgjedhje e as nuk do të ketë asociacion, shkruan Kanal10.

Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekjet e ndërkombëtarëve, si dhe zërat për arritjen e një marrëveshjeje finale janë intensifikuar muajve të fundit.

Përtej kufijve, edhe shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në bisedimet mes dy shteteve.

Ragmi Mutafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka bërë thirrje që banorët e kësaj pjese të kenë trajtim dhe të drejta të barabarta, sikur serbët në Kosovë.

Nga ana tjetër, njohësit e zhvillimeve politike, kanë thënë se dialogu është bërë prioriteti i pari i Qeverisë Kurti, e jo i shtati siç ishte shprehur kryeministri më parë.

Ai ka deklaruar se në situatën aktuale nuk do të pranohet formimi i asociacionit e as nuk do të shkojë vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Që nga takimi i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka pasur vizita të shpeshta të ndërkombëtarëve në Kosovë e Serbi, e të cilët janë përfshirë në procesin e dialogut.

Të njëjtit kanë kërkuar që sa më parë të arrihet një marrëveshje finale. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.