Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Presidentja Osmani

Gazeta10
13 May 2025 - 17:20

Këshilltari për media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka konfirmuar se të gjitha partitë politike të ftuara kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani.

Takimi do të mbahet të premten, më 15 maj, dhe ka për qëllim zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës përmes një dialogu ndërpartiak.

Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, tha Kupina për Gazeta10.

Ndërkaq, sipas raportimeve, takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.