Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të mërkurën dhe të enjten seancat e radhës

Gazeta10
02 October 2023 - 15:48

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është caktuar që deputetët e Kuvendit të mblidhen dy herë këtë javë.

Pas mbledhjes së kryesisë Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se për shkak se kjo javë do të ketë punë intenzivisht parashihet të ketë mbledhje të mërkurën dhe të enjten, por sipas tij ka mundësi që edhe të premten mund të vazhdohet me seancë.

“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve”, tha deputeti.

Përderisa ka kërkuar votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, ai tha se është vërejtur një tendencë e tri partive opozitare në Kuvend kundër këtyre marrëveshjeve.Muja tha se opozita nuk ka asnjë arsyje që mos të votojë për tri marrëveshje shumë të rëndësishme që tash janë në rend dite.

“Në të kaluarën ka pasur një praktikë të mirë të votimit të marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e di se si mendojë të bëjnë këtë. Marrëveshjet kërkojnë 2/3 e votave. Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in’’, tha Muja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.