Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Të premten rikthehet në aksion Liga e Parë me ndeshjen Flamurtari – Ulpiana

Gazeta10
16 February 2023 - 21:25

Të premten do të rikthehet në aksion Liga e Parë e Kosovës me stinorin pranveror.

Ndeshja kryesore e xhiros së 15-të në kategorinë e dytë të futbollit kosovar do të luhet të premten ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës.

Të dyja këto skuadra janë në pjesën e epërme të tabelës në grupin B të Ligës së parë dhe janë kandidatë serioz për tu inkuadruar në Superligë.

Të shtunën  me fillim nga ora 13:00 do të luhet ndeshje interesante në grupin A, ku do të përballen Phoenixi dhe Rahoveci.

Po ashtu të dyja këto skuadra janë në garë për tu inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.

Në grupin A, kjo xhiro na sjellë edhe derbin ndërmejt rivalëve të vjetër të futbollit kosovar, Lirisë dhe Vëllaznimit.

Ndeshjet tjera që do të luhen këtë fundjavë në grupin A janë: Istogu – Trepça, A&N – Feronikeli ’74 dhe Rilindja – Drenasi.

Ndërsa në grupin B gjatë kësaj xhirojë luhen këto përballje: 2 Korriku – Fushë Kosova, Vjosa – Ramiz Sadiku, Vllaznia Pozheran – Vushtrria dhe Kika – Arbëria.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.