
Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një fjalosjeje.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se sonte rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “B” në Prishtinë. Nga ku është raportuar se një person është plagosur. Gazeta Express mëson se i plagosuri është hetues në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe sipas burimeve, rasti nuk lidhet me detyrën e tij zyrtare.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërsa, Ahmeti tha se “aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha ajo./GE