Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë zjarri te pompa e derivateve “Kastrati”, Policia zbardhë detajet e fundit

Gazeta10
18 April 2024 - 21:54

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë.

Lajmin për Gazeta10 ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se nga rasti nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.