
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur kryesisht në rrjete sociale si “Cllevio Serbiano”, përmes një videoje në Tik Tok ka deklaruar se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij pas sulmit me armë ndaj ambienteve të Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Policia, nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës. Sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Cllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj.
Siç shkruan Express, në videon që ka bërë Cllevio mohon të jetë i përfshirë ndërsa nuk u ka kursyer ofendimet ndaj Top Channel.
