
Policia në Gjilan i ka shqiptuar gjobën prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre 3 muaj ndaj kundërvajtësit, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h është hasur duke vozitur 137 km/h.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, thuhet në kumtesën për media.
Në njoftim gjithashtu thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.