Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Gazeta10
20 August 2026 - 19:03

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Sipas Ministrisë, procesi i negocimit të çmimeve të teksteve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve, së bashku me çmimet, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare

Pas përfundimit të negociatave, Ministria thotë se do të publikojë katalogun përfundimtar dhe do të përcaktojë shumën për blerjen e librave për secilin nxënës.

Ndër të tjera, Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të presin njoftimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake.

Po ashtu, libraritë dhe shitësit janë paralajmëruar të mos fillojnë shitjen e teksteve para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar.

Ministria ka kërkuar që për çdo informacion të mëtejshëm prindërit dhe të interesuarit t’u referohen vetëm njoftimeve zyrtare.

“Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.