Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tentohet të vritet punëtori i pompës së derivateve në Pejë, i dyshuari u arratis

Gazeta10
17 Dhjetor 2023 - 10:52

Një punëtor në pompën e derivateve në qytetin e Pejës ka pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se është goditur qëllimisht nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje, shkruan Insajderi.

Rasti thuhet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:07.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Vetura është konfiskuar nga policia, ndërsa i dyshuari është në kërkim. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar“, ka njoftuar policia.

Rasti është cilësuar ‘vrasje në tentativë’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.