Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tentoi t’i vendoste flakën Prokurorisë italiane, arrestohet 60-vjeçari shqiptar

Gazeta10
15 November 2023 - 10:16

Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 me orën lokale.
Teksa ka hedhur pesë litra benzinë ​​në tokë, roja ka arritur të mbyllet brenda Prokurorisë, i cili më pas ka ngritur alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar 60-vjeçarin para se t’i vinte zjarrin Prokurorisë, raporton Ansa.

Nga informacionet e para mësohej se shtetasi me origjinë shqiptare me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, e cila lidhej me ish-vendin e tij të punës.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe Policia Shkencore e Monzës. 60-vjeçari është dërguar në komisariat, i cili do të merret në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.