Gazeta10

Ter Stegen e thotë atë që ndjen pasi do të jetë rezervist i Neuerit në Euro 2024

Portieri i parë i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen po e ka të vështirë të pajtohet me faktin se përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, e sheh Manuel Neurin si portieri i parë të “Pancerëve” në Euro 2024.

Pas ndeshjes miqësore me Ukrainën (0:0) në grumbullimin e kombëtares, Ter Stegen tha qartë se nuk është i kënaqur me vendimin e përzgjedhësve, por se do të duhet ta respektojë atë.

“Situata nuk është shumë e mirë. Por në fund të fundit, unë kam një përgjegjësi ndaj ekipit për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem. I thashë trajnerit se ka një ndryshim midis sportit dhe njerëzimit”.

“Unë dua që të gjithë të kenë besim tek unë. Nuk është asgjë personale, ne në fakt kemi një marrëdhënie të mirë”, ka thënë Ter Stegen.

Nga ana tjetër, Neuer ka thënë se e kupton kolegun e tij i cili prej vitesh është një nga portierët më të mirë në botë.

“Asnjë trajner nuk ka lejuar kurrë që dy portierë të ndajnë minuta. Është gjithmonë e vështirë të marrësh një vendim. Marc e kupton situatën. Është keq, sepse ai është një portier i mirë, por kjo është e gjitha sa i përket lojës”, deklaroi Neuer.

Ter Stegen në tetë vite që është anëtar i Gjermanisë nuk është paraqitur ende në Kampionatin Botëror apo Evropian.

NË FOKUS

Përplasen ‘keq’ Ahmet-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Përplasen ‘keq’ Ahmeti-Geci: A je i bindur që ti ka vra shokët Hashim Thaçi?
Screenshot_15-1
Gani Germia jep deklaratën e fortë për ish menaxherin: Ai nuk është burrë hiq, ka 24 orë kohë për me e prish kontratën
LAJMI-I-FUNDIT
Aksident i rëndë, BMW ndahet në gjysmë (Pamje)
xhamia-600x330-1
E rëndë: Vdes në moshën 36 vjeçare hoxha Ekrem Kodraliu
ndii
NDI mohon se sondazhi për rënditjen e partive politike i publikuar sot në disa media është i tyre
hjg
“E çova në fushë dhe e vrava”, rrëfimi në polici i dajës që i mori jetën mbesës 11-vjeçare
111
Ish menaxheri pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” këngën e re në YouTube
arbeni
Arben Ahmeti dhe Gani Geci sqarohen pas degradimit në debat- deklaratat e plota të tyre