Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët

Gazeta10
26 May 2026 - 11:56

Kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin e tij me rastin e Kurban Bajramit.

Në urimin e Tërnavës drejtuar qytetarëve, bëri thirrje për dashuri, unitet dhe solidaritet.

“Kjo festë bartë në vete edhe simbolikën e Kurbanit, një akt i lartë bindjeje dhe sakrifice dhe Zotin e madhërishëm. Kurbani, na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët, kur ndihmon nevojtarin kur afron zemrat dhe forcon solidaritetin mes njerëzve”, deklaroi Tërnava në mesazhin e tij, transmeton Klankosova.tv.

“Zoti i madhërishëm thotë: “Me të vërtetë ne të kemi dhënë ty begati të shumta, andaj falu vetëm për Zotin tënd dhe prej Kurban””, shtoi ai.

“Të nderuar vëllezër e motra, sot më shumë se kurrë kemi nevojë t’i ruajmë traditat tona më të mira, të forcojmë familjen si themel të shoqërisë dhe të kultivojmë respektin, dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin”, theksoi kreu i BIK-ut.

Ai theksoi se “Kurban Bajram është festë që bashkon gjenerata dhe që hap dyert e zemrës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.