Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në konfliktin që eskaloi të dielën në lagjen Aktash.
Teksa flitej për këtë rast në studion e Raport, Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë kritikoi edhe zyrtarët policor në vend për shkak të mosmbajtjes së disa rregullave zyrtare policore, raporton Gazeta10.
“Mua më habit fakti, për shkak se kam punuar gjatë në ato isntanca e kam vërjetjen dhe dronë se shumë njerëz që janë emëruar, janë emëruar njerëz pa përvoja në poste të larta, nuk e kanë disiplinën”, tha Tërnava.
Tutje sipas tij çdo polic duhet të jetë i gatshëm për çdo sfidë të mundur.
” I shoh shumë policë dalin, asnjërit kapelën nuk ia sheh në kokë. Kur kam qenë unë e disa shokë të mi, por jetoj edhe në Gjermani, policë pa kapel smundesh me pa. Nuk po flas për inati por si njohës i atyre,e pastaj mos të flas për gjëra tjera. Shoh polic që në dy duar mban qese që ka blerë për shtëpi të vet. Polici duhet të jetë i gatshëm”, deklaroi mes tjerash, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.