
Pas përfundimit të fjalëve së dy mbrojtësve të tij, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç, foli edhe ish presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i cili tha ajo çka po flitet sot janë opinione dhe jo fakte.
“Mbamendja për 25 vite me parë është e mjegulluar, realiteti po ngaterrohen me opinione dhe agjenda të ndryshme, spekulimet po shndrrohen në fakte”, tha Thaçi.
Tutje Thaçi tha se “njerëzit mbajnë në mend atë që duan të besojnë së është e vërtetë por ne kemi një dëshmi historike dhe faktike të regjistruar në atë kohë, dhe ne duhet të kthehemi të ato dëshmi sepse atu do të zbulohet e vërteta”, /Gazeta10/