
Armend Thaqi – mbrojtës krahu i FC Ballkani, ka thënë se nuk ndihen inferior ndaj Cluj, dhe do të hyjnë në fushë për rezultatet më të mira.
“Arritëm një fitore të mundimshme, dhe kjo ndeshja ka përfunduar tash na pret një ndeshje e vështire kundër Cluj ne Conference League por aspak nuk ndihemi inferior ndaj tyre dhe do të hyjmë në fushë për më të mirën”, ka thënë ai.
Më tej, Thaqi ka thënë se nuk kanë presion sepse qëllimi i tyre është arritur.
“Do të futemi për rezultate maksimale në çdo ndeshje të Conference League, në fushë do të japim më të mirën, presion nuk do të kemi sepse qëllimi është arritur”. /Gazeta10