Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për therjen e një i mituri në Drenas.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur të mërkurën.Njëri prej të arrestuarve është i mitur.Rasti është trajtuar si lëndim i rëndë trupor.“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që kishin sulmuar dhe therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.Me vendim të prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.