Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Thiago largohet nga Liverpooli

Gazeta10
25 September 2023 - 17:20

Thiago Alcantara përfundimisht do të largohet nga skuadra e Liverpoolit. Mediumet britanike kanë njoftuar të hënën se Liverpooli ka vendosur ta nxjerrë në shitje mesfushorin për afatin kalimtar të janarit.

32-vjeçari nuk bën pjesë në planet e klubit, i cili për kartonin e tij po kërkon rreth 10 milionë euro.

Thiago, këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për Liverpoolin për shkak të lëndimit, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Thiago është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Bayern Munichu dhe me ekipin anglez ka fituar tre trofe, përfshirë titullin e kampionit të Anglisë. Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra e Barcelonës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.