
Thiago Silva do të vazhdojë të mbetet pjesë e Chelseat.
Mbrojtësi brazilian është në bisedime të avancuara me ekipin londinez dhe janë shumë pranë arritjes së marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetëm mbrojtësi 38-vjeçar.
“Jemi duke negociuar, me siguri marrëveshja do të mbyllet brenda disa ditëve. Plani im është të vazhdoj te Chelsea dhe ata dëshirojnë që unë të qëndroj”, deklaroi Silva për “ESPN”.
Mbrojtësi veteran erdhi te Chelsea në verën e vitit 2023 dhe pritet të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe përtej këtij sezoni.