Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Thikë pas shpine”, Dritan Shakohoxha për sulmet ndaj Etnik Brrutit: Skandaloze!

Gazeta10
12 March 2025 - 20:55

Gazetari dhe komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha ka komentuar largimin e futbollistit, Etnik Brrutit nga Kombëtarja e Kosovës në atë të Shqipërisë.

Shakohoxha ka thënë se sulmet ndaj Brrutit janë jo vetëm të ekzagjeruara, por edhe skandaloze.

“Këto fjalët jo thikë mas shpine, jo i kemi dhanë bukë janë skandaloze”, ka thënë ai.

Sipas tij, asnjë futbollist që e ndërron kombëtaren nuk duhet të sulmohet në këtë mënyrë, siç po ndodh me Etnik Brrutin.

“Askush nuk duhet të degjenerohet nga dikush tjetër. Nuk mendoj që futbollistët ndahen në tradhtarë apo besnikë, por profesionistë dhe amatorë”, ka thënë Shakohoxha.

Megjithëse theksoi se Federata Shqiptare e Futbollit është e specializuar për të grabitur futbollistë dhe se  90% e skuadrës edhe rezervat janë futbollistë të pakrijuar, Shakohoxha deklaroi se e njëjta federatë nuk ka të drejtë t’ia mbyllë derën askujt.

“Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka të drejtë t’i mbyllë derën askujt. Çdo njeri që është shqiptar dhe që dëshiron të përfaqësohet me fanellë dhe përgjegjësi, federate është e detyruar që t’i jape mundësi që ta bëjë këtë”, ka thënë Shakohoxha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.