
Komentatori politik Halil Matoshi ka komentuar marrëdhëniet e Kosovës në raport me Amerikën kohën e fundit.
Ai thotë se nuk sheh një shtet liberal pa Amerikën, raporton Gazeta10.
“Pa Amerikë nuk shoh përspektivë të shkëlqyeshme të Republikës së Kosovës shoh plotë mundësi të tjera, por nuk shoh shtet liberal pa Amerikën, Albin Kurti e ka shti vendin e vet në një udhëkryq pa semafora kaotik që nuk dinë se cka do të sjellë e nesërmja, njerëzit ja kanë nis mu anku se nuk po munden me i marrë ndihmat nga Kosovë”, tha Matoshi në Kanal10.
Matoshi shton se Kurti i ka vënë thikë mbas shpine aleatve të Kosovës./Gazeta10