Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tik-Toku sërish pikënisje e sherrit, të rinjtë përleshen me mjete të forta në Tiranë

Gazeta10
29 December 2024 - 18:45

Problem që pikënisjen e kishte nga Tik-Toku, u shënua sërish mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

Disa të rinj u përleshën mes vete me mjete të forta, shkruan Top Channel.

Në raportim thuhet se në mesin e të përfshirëve në konflikt është edhe djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve, ndërsa aty tutje duke iu referuar burimeve përmendet se pikënisja e incidentit ishte nga platforma për të cilën u mor vendim të ndalohet në Shqipëri, nga viti i ardhshëm.

Sipas informatave nuk ka persona që e pësuan rëndë, ndërsa personi që u lëndua është biri i një oficeri të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.