
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka folur në ‘’PolitikOFF’’ për tatuazhin e saj që mban emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka shpjeguar këtë si një dhuratë që ia ka bërë vetvetes për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta10.
‘’E kam bërë këtë vit këtë tatuazh, ia kom bë dhuratë vetës në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Është diçka që e kam ëndrru, s’e kam mëndu gjatë, e kam mëndu që kam me bë, por s’ka rastis. Sivjet ka rastis dhe e kam bërë.’’, tha ajo.
Tutje ajo tha se UÇK-ja është pjesa më e ndritur e jetës së saj.
‘’Është diçka një pjesë e imja, pjesë e jetës sime. Pjesa më e ndritur e jetës sime. Kështuqë kam vendos ta kem tatuazh.’’, tha ajo./Gazeta10