Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tjetër lëndim para Çekisë, Sylvinho mbetet pa lojtarin titullar në sfidën e 12 tetorit

Gazeta10
25 September 2023 - 12:31

Pas dëmtimit të Ardian Ismajlit, duket se trajneri Sylvinho do ta vuajë mungesën e një tjetër “legjionari” të formacionit titullar për sfidën e 12 tetorit ndaj Republikës Çeke, mungesë që duket se do ta prekë repartin e sulmit.

Bëhet fjalë për “bomberin” kavajas, Sokol Cikalleshi, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë sfidës së javës së kaluar ndaj Rizespor e për këtë arsye nuk ishte i pranishëm në sfidën e kësaj të diele, të ekipit të tij Konyaspor, ndaj Ankaragucu.

Sipas klubit të Konyaspor, Cikalleshi rrezikon të mungojë 2-3 javë në fushën e blertë, duke shqetësuar jo pak teknikun Sylvinho, i cili duket se tanimë do t’i mbajë të gjitha shpresat te Mirlind Daku dhe te kthimi në formë i Armando Brojës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.