
Mbrëmë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve Ben Chilwell u detyrua të largohet nga loja mes shqetësimeve për një lëndim serioz.
Ekziston dyshimi se ai mund të ketë këputur muskulin e kofshës, gjë që është më serioze se një tërheqje rutinë. Lojtari madje u tha bashkëlojtarëve se dëgjoi një kërrcitje në këmben e tij.
Pas ndeshjës trajneri Potter u përgjigjë në lidhje me lëndimin e mbrojtësit të majtë. “Kur një lojtar tërhiqet kështu, nuk është kurrë pozitive, mbetët të shihet se sa do të jetë shkalla e lëndimit të tij”, tha mes tjerash tekniku anglez.
Po në nëntor një vit më parë Chilwell këputi ligamentet në gjurin e tij dhe kaloi një periudhë të gjatë jasht fushave, dhe si duket ai përseri do të mungojë gjatë dhe me gjasë do ta humbasë botërorin “Qatar 2022”.