Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tjetër ngjarje e rëndë në plazh, vdes i moshuari në Vlorë

Gazeta10
04 July 2024 - 13:53

Një tjetër i moshuar ka humbur jetën sot në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Një 83-vjeçar nga Fieri ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës.

Më herët një 70-vjeçar nga Tirana pësoi arrest kardiak sapo ra në kontakt me ujin në det në Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.