
Pjesëmarrësi në demonstratat e vitit 1981, Faton Topalli ka deklaruar se Shqipëria nuk ka pasur dorë në organizimin e demonstratave studentore.
Ai ka rrëfyer se ka qenë pjesë e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të shqiotarëve të Jugosllavisë, e cila sipas tij, ka kërkuar formimin e republikës.
“Unë kam qenë pjesë e protestës si pjesë e grupit të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste dhe Shqiptare në Jugosllavi”, ka thënë Topalli.
Për demonstratat e vitit 1981, Topalli ka theksuar se nuk ka pasur rrugëdalje tjetër.
“Në një atmosferë politike, në një ngritje të vetëdijes kombëtare nuk ka pasur rrugë tjetër”, ka thënë Topalli. /Gazeta10/