
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur rreth mbarëvajtjes së grevës në arsim, ku ka thënë se e drejta e grevistëe është e drejtë e garantuar me ligj, raporton Gazeta10.
Totaj ka konfirmuar se Ministria e Financave nuk ka lëshuar pagat për punëtorët e arsimit dhe shërbimit civil në Prizren, e për pagën e tij s’ka informacione.
“Me sa kam informata unë, ministria nuk ia ka ekzekutuar pagat personave që punojnë në arsim dhe në shërbim civil a me të tregu të drejtën për pagën time nuk e kam kqyrë a ka dalë a po jo”, ka thënë Totaj.
Tutje, Totaj ka thënë se nuk ka dërguar listat e grevistëve në Ministrinë e Financave, meqë ata janë punëtorët e komunës dhe jo qeverisë.

“Po shikoni këta janë punëtorët e qeverisë, janë punëtorët e komunës, kurse në anën tjetër, e drejta për grevë është e drejtë e garantuar me ligj”, ka thënë më tej Totaj.
Përndryshe, në Kosovë janë futut në grevë punëtorët e arsimit dhe administrates në nivel vendi teksa Ministria e Financave ua ka ndalur pagat grevistëve. Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare. / Gazeta10