Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Totaj: Për dy netë, Prizreni mirëpret dashamirët e muzikës rock

Gazeta10
08 May 2023 - 17:31

Më 10 dhe 11 maj do të nisë “Prizren Rock & Blues Music Festival”, ku bëhen bashkë, muzika rock & blues, të rinjtë dhe historia e muzikës.

Eventi që do jetë manifestim i rokerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, por dhe yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes realizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, dhe implementohet nga shoqata Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm me partner kryesor Komunën e Prizrenit dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon.

Totaj në Pasdite në Kanal10 ka folur rreth këtij organizimi teksa ka bërë të ditur edhe emrat pjesëmarrës në këtë festival.

Totaj tha se përmes këtij festivali do të promovohet qyteti i Prizrenit, Kosova dhe rock-muzika.

Organizatorët kanë vendosur që hyrja të jetë falas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.