
Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku.
“The Sun” raporton të hënën se Tottenhami po synon transferimin e belgut në fund të këtij sezoni, pasi po e sheh si zëvendësim ideal për anglezin Harry Kane.
Lukaku aktualisht është pjesë e Interit por ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.
Ai u huazua tek Interi para fillimit të këtij sezoni, por klubi italian ka vendosur që të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij dhe Lukaku në verë do të kthehet te Chelsea.
Kartoni i Lukakut vlerësohet rreth 50 milionë euro.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar nëntë ndeshje ku ka kontribuar me dy gola në të gjitha garat./Gazeta10/.