Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tottenhami fiton garën për Arnaut Danjuman

Gazeta10
24 January 2023 - 17:38

Afati kalimtar dimëror i transferimeve ka prodhuar edhe një histori interesante, e cila përfshin sulmuesin anësorë të Villarrealit, Arnaut Danjuman.

Evertoni kishte arritur marrëveshje me Danjuman pasi që testet mjekësore kishin përfunduar të shtunën dhe dokumentet pritej vetëm të regjistroheshin dhe të nënshkruheshin, raporton Gazeta10.

Por, Tottenhami hyri në garë për nënshkrimin e Danjumas gjatë natës së mbrëmshme me propozimin e njëjtë për Villarrealin sikurse Evertoni.

 Marrëveshje në formë huazimi deri në fund të sezonit si dhe paga e plot e Danjumas e mbuluar nga skuadra angleze.

Pavarësisht se mediat e konsideruan punë të kryer dhe testet mjekësore të përfunduar te Evertoni, Danjuma ka vendosur që ta pranojë propozimin e Tottenhamit dhe t’i bashkohet skuadrës së Antonio Contes menjëherë.

“Vjedhja” është kompletuar pasi që Danjuma është rrugës drejt Londrës për testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën brenda 24 orëve të ardhshme. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.