Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Tovërlani për largimin e Brrutit: S’po e kuptoj qysh vëllai i madh ta ban qeshtu!

Gazeta10
12 March 2025 - 22:27

Selektori i Kosovës për U21, Afrim Toverlani ka deklaruar se largimi i kapitenit të skuadrës, Entik Brrutit nga Kombëtarja e Kosovës shpërfaq “pabesinë” e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“S’po e kuptoj qysh vëllai i madh me ta ba qeshtu”, ka thënë Toverlani.

Sipas Toverlanit, Brruti ishte joshur nga menaxheri kosovar i Federatës Shqiptare të Futbollit për pasaportën shqiptare.

Ai ka theksuar se largimi i Brrutit ka qenë i planifikuar sidomos në kohën kur Kosova kishte luajtur ndaj Maqedonisë.

“Herën e fundit me sa kemi informata, në nëntor në ndeshjen kundër Maqedonisë dyjat i kemi fitu dhe Brruti ka qenë ndër kapitenët më të mirë. Na e kemi ditë që ata kanë ardhë me i përcjell lojëtarët tanë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.