
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka treguar se Prishtina shumë shpejt do të pajiset me autobusa të rinjë.
Ai gjithashtu në “Raport me Naim Sadikun” tregoi se do të ketë edhe linja të reja, raporton Gazeta10.
“Trafiku urban është në proces të blerjes së autobusëve të rinjë, deri në fund të vitit 2024 do të vjen flota e re, kredia me të cilën është nënshkruar me BERZH-in, në të njëjtën kohë nga muaji shkurt ne fillojmë me konsulencën e BERZH-it e cila do të na ndihmojë ridizajnimin e linjave të reja dhe në të njëjtën kohë do të punojmë më sektorin privat për me i hartu biznis planet të cilat pastaj do të kenë mundësi për çasjen për me investu në flotën e re”, tha ai në Kanal10./Gazeta10