
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjet e viktimave në tragjedinë e Turqisë, raporton Gazeta10.
Kurti ka thënë se në emër të Republikës së Kosovës po shpreh ngushëllimet për Turqinë dhe familjet e minatorëve trima.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve trima që humbën jetën në aksidentin tragjik të djeshëm në Amasra. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Ngushëllime për këtë tragjedi pak orë më parë ka shprehur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. / Gazeta10