
Një rast tragjik ka ndodhur në Taurisano, në provincën e Leçes në Itali ku një fëmijë dy vjeqar i gjinisë mashkullore është mbytur në pishinën e shtëpisë.
Fëmiu gjatë ngjarjes ishte me gjyshen dhe nënën e tij por papritmas rrëzohet në pishinë pa e kuptuar personat e lart cekur, më pas gjyshja ka qenë ajo që ka kuptuar rastin dhe ka parë fëmiun e mbytur në ujë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e 118-ës, por fëmija tashmë kishte vdekur, policia ka nisur hetimet për aksidentin.