Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trajkoviq: Vuçiq e ka pranuar kushtin e Macronit për vizitë, po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiqit

Gazeta10
14 Gusht 2024 - 11:52

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova Rada Trajkoviq, tha se Beogradi zyrtar e ka pranuar kushtin e presidentit francez Emmanuel Macron për ardhjen në Serbi dhe se po përgatitet arrestimi i Milan Radoiçiq.

“Lajmi i ri është se gjyqësori i Serbisë, prokuroria dhe autoritetet e Serbisë kanë kërkuar zyrtarisht materiale nga autoritetet e Kosovës për Banjskën dhe se do të përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit. Vuçiq e pranoi,” tha Trajkoviq në Novi dan në N1.

Trajkoviq tha se përvjetori i Banjskës po afrohet dhe se Kurti dëshiron të tregojë se çfarë ka arritur në një vit. Ajo shton se serbët ia panë sherrin ditës së 24 shtatorit.

Kjo pasi sipas saj, forca e serbëve dhe rezistenca e tyre është zbehur me largimin e Radoiçiqit nga Kosova dhe njerëzit që ai mori me vete.

“Me largimin e Radoiçiqit, i cili për 10 vjet kishte një pushtet të papërshkrueshëm mbi serbët dhe që ishte kryesisht në funksion të ngacmimit të serbëve… tërheqja e atyre njerëzve me Radoiçiqin dhe vuajtjet e të treve ia zvogëloi forcën e qytetarëve të veriut”, tha Trajkoviq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.