
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi sot se nëse do të bien në Europa League, qëllimi i tyre është ta fitojnë atë kompeticion.
Duke folur në konferencën për mediet në prag të sfidës së Champions League, me Bayern Munich, tekniku u pyet nëse i kishte studiuar kundërshtarët nëse shkojnë në Europa League dhe Xavi theksoi se nëse kjo gjë ndodh, atëherë skuadra e tij do e fitojë atë trofe.
“Tani nuk e mendojë aq shumë. Do ta mendojmë në kohën e duhur, nëse nuk e kalojmë raundin e Champions League, do të përballemi me Europa League me synimin për ta fituar atë, kompeticion.
Tashme Barcelona është afër eleminimit nga Champions, dhe asgjë nuk do të varet nga ata, pasi që do të jetë në dorën e Bayern dhe Inter fati i grupit C.