10plus

Trajneri i fitnesit, Pari Floku për trupin e shëndetshëm: Këto gabime mos i bëni në ushqim dhe ushtrime

Gazeta10
27 Maj 2024 - 13:00

Ushtrimet dhe ushqimi janë dy faktorë kyq, për një trup fit, por, mbi të gjitha, për një jetë të shëndetshme.

Mirëpo, për të arritur deri te trupi i mirë, duhet ditur disa detaje detirminuese.

Për këtë gjë, ka folur pikërisht trajneri i fitnesit, Pari Floku.

Në një intervistë për Gazetën10, trajneri u është përgjigjur pyetjeve, përgjigjet e të cilave, duhet t’i lexoni patjetër më poshtë:

  1. Sa vlen thënia “Trupi i verës, ushtrimet e dimrit”, a duhet ushtruar me qëllim vetëm për një sezon apo për të mirën e trupit?
    Pari Floku
    : Unë mendoj se njeriu duhet te jetë gjith kohës duke u stërvitur dhe duke mbajtur trupin në formë dhe të shëndetshem, pavarësisht shkëputjeve afatshkurtra nga palestra, për arsye pushimi ose personale. Përsa i përket thënies “Trupat e verës bëhen ne dimër” është e vërtetë deri diku, sepse, dimri mbulon pjesën më të madhe të vitit dhe kemi më shumë kohë për të arritur rezultatet që duam. Mënyra ideale është që në dimër individi të stërvitet dhe ushqehet me qëllimin për të shtuar masë muskulare dhe 2-3 muaj përpara verës, të fokusohet tek definimi. Më pas në verë të konsideroi dhe pushimet ose ushqimet e qejfit, por mos të abuzojë, që ta ruaj formën.
  2. Ju si trajner, çka këshilloni për personat që bëjnë palestër, tash që po vjen moti i nxehtë, nga çka duhet të kenë kujdes, kur jemi te ushqimet dhe ushtrimet në palestër?
    Pari Floku:
    Unë personalisht nuk ndryshoj asgjë tek stërvitja dhe ushqimi im gjatë verës përveçse rris sasinë e ujit. Sugjeroj që çdokush të mos ndryshojë ushqimet deri në momentin që stopon të bëjë progresin që programoi dhe përsa i përket stërvitjes ta mbajë po njëlloj nëse mundet, nëse jo të uli pak volumin stërvitor po jo intensitetin.
  3. Tri këshilla për dobësim e tri për shtim mase?
    Pari Floku:
    Për dobësim më e rëndësishmja është deficiti kalorik,pra te hamë më pak kalori nga sa djegim .Pa këtë faktor humbja e peshës është e pamundur. E dyta është të pijmë sa më shumë ujë në menyrë që të na ruaj nga uria dhe e treta është të konsumojmë mjaftueshëm fibra që të përmbushim nevojat e micronutrienteve dhe një bonus është që na bëjnë të ndihemi te ngopur.Tri këshilla për shtim mase ose peshe janë:
    -Të hamë 5-6 vakte dhe nëse nuk jemi te uritur
    -Vaktet të përmbajnë ushqime me volum të ulët dhe kalori të larta, në menyrë që mos të ngopemi lehtë.
    -Vaktet t’i përgatisim sa më të shijshme që t’i shtyjmë lehtë dhe pa probleme.
  4. .Çka bëjmë gabim në ushqim/palestër që nuk shohim rezultatet që i presim?
    Pari Floku:
    Një ndër gabimet më të shpeshta që i ndalon njerëzit së bëri progres maksimal është ideja e kryerjes së shumë ushtrimeve me idenë qe trupi do bëhet me shpejtë.Kjo nuk është aspak e vërtetë, nëse intensiteti jonë është aty ku duhet jo vetëm që nuk na nevojiten shumë ushtrime,por na prishin dhe punë.Përsa i përket ushqimit është gabim heqja e karbohidrateve tek njerëzit që duan të humbin peshë dhe ngrënia e ushqimeve te pashendetshme tek njerëzit qe duan të shtojnë. Nuk është e thënë që nuk duhet të ketë karbohidrate për të rënë nga pesha dhe nuk është e thenë të hamë keq për të shtuar peshë. Shmangini këto gjera për të mos mbetur mbrapa.
  5. Ndonjë mesazh i juaj për t’i motivuar “dembelët” që i përtojnë palestrës dhe kujdesit në ushqim?
    Pari Floku:
    Një mesazh i imi për të motivuar njerëzit që nuk gjejnë arsye të forta për tu stërvitur.Stërvitja dhe vecanërisht kjo disiplinë tregon karakter të fortë. Ata që arrijnë të kontrollojnë se cfarë han dhe tregojnë respekt për trupin dhe shëndetin e tyre mund të kontrollojnë dhe përballojnë çdo sfidë dhe situatë të vështirë që mund të gjenden vetëm se prej karakterit të fortë që kanë krijuar.Shpresoj shumë që të kem inspiruar sadopak dikë prej jush dhe t’iu kem ndihmuar për të arritur ëndrrat dhe qëllimet tuaja.

https://www.instagram.com/p/C6zL-epsxe-/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/p/CteD-vvsfut/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

https://www.instagram.com/reel/CvpBhcotsD2/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.